×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, rrjedhjet e metanit janë sa trefishi i asaj që mendonte qeveria

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Sipas një studimi të ri qeveritar, impiantet e naftës dhe gazit në SHBA çlirojnë sasi të mëdha të gazit të metanit duke shkaktuar çdo vit dëme ndaj mjedisit me një vlerë prej 9.3 miliardë dollarësh. Vëllimi i rrjedhjeve është tre herë më i madh nga sa kishte parashikuar qeveria, mbështetur në studimet e mëparshme.

    Puset amerikane të naftës dhe gazit po nxjerrin tre herë më shumë se sa mendonte qeveria amerikane sasi të gazit të metanit që bllokon nxehtësinë. Kjo po shkakton 9.3 miliardë dollarë dëme vjetore në mjedis, thotë një studim i ri gjithëpërfshirës.

    Por për shkak se më shumë se gjysma e emetimeve të metanit vijnë nga një numër i vogël pusesh nafte dhe gazi, 1% ose më pak, kjo do të thotë se problemi është edhe më i keq nga sa mendonte qeveria, por gjithashtu ka mundësi të mëdha të rregullohet, sipas autorit kryesor të studimit botuar në revistën shkencore ‘Nature’.

    Raporti është përpiluar nga Laboratori Kombëtar i Departamentit Amerikan të Energjisë, Lawrence Berkeley.

    Sipas autorit Evan Sherwin, të dhënat e laboratorit janë shumë më të detajuara se studimet e mëparshme.

    Zoti Sherwin shpjegon se matjet më të sakta tani janë të mundshme për shkak të vëzhgimeve ajrore nga aeroplanët dhe nga satelitët.

    “Studimi ynë ka një milion matje, një milion raste më shumë të siguruara nga të dhënat e grumbulluara nga ajri. Ne kemi më shumë të dhëna se çdo studim tjetër i mëparshëm”, thotë zoti Sherwin.

    Studimi bazohet në një milion matje anonime nga aeroplanët që fluturuan në mbi 52% të puseve amerikane të naftës dhe 29% të vendeve të prodhimit dhe shpërndarjes së gazit gjatë një dekade.

    Zoti Sherwin thotë se shifra prej 3% e rrjedhjes së gazit është mesatarja e gjashtë rajoneve të analizuara dhe jo mesatarja kombëtare.

    Rrjedhjet janë të mëdha, por ato vijnë nga një numër i vogël i vendeve të naftës dhe gazit.

    Sipas autorit rreth 1% e vendeve janë shkaktare për gjysmën e të gjitha rrjedhjeve.

    “Ne zbuluam se rrjedhjet janë edhe më të përqendruara nga sa mendonim, nuk është 5% që lëshon rreth 50% të emetimeve…Në shumicën e rasteve janë afërsisht 1% e vendeve përgjegjëse për gjysmën ose më shumë të emetimeve.”

    Zoti Sherwin thotë se ndonëse problemi është më i keq nga sa priste qeveria, është gjithashtu i lehtë për t’u rregulluar sepse janë pak vende shkaktarë të çlirimit të gazit të metanit.

    Sipas studimit në përgjithësi, rreth 3% e gazit të prodhuar në SHBA çlirohet në ajër, krahasuar me shifrat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) prej 1%.

    Metani gjatë një periudhe prej dy dekadash bllokon rreth 80 herë më shumë nxehtësinë sesa dioksidi i karbonit, por zgjat në atmosferë vetëm për rreth një dekadë, në vend të qindra vitesh si dioksidi i karbonit, sipas EPA-s.

    Sipas autorit të studimit Sherwin, rrjedhjet shpesh shkaktohen nga gabime të thjeshta të cilat mund të korrigjohen lehtësisht.

    “Në shumë raste bëhet fjalë për një problem me një rezervuar, një rrjedhje, që del në një pjesë të pajisjes dhe nëse avionët tanë arrijnë ta shohin atë, problemi është padyshim i rregullueshëm dhe në shumë raste mjaft e thjeshtë për t’u rregulluar”, thotë ai.

    Të dhënat tregojnë se rrjedhjet më të mëdha janë në pellgun Permian të Teksasit dhe Nju Meksikos.

    Ai thotë se në zona të tjera si Denveri, ku ligjvënësit e shtetit kanë miratuar rregullore të reja, rrjedhjet janë zvogëluar.

    Autori i studimit Evan Sherwin thotë se zgjidhja e problemit nuk është e vështirë dhe mund të çojë në një zvogëlim dramatik të rrjedhjes së metanit.

    E njëjta situatë ndodh globalisht. Rastet më të mëdha të rrjedhjes së metanit në mbarë botën, të zbuluara nga satelitët, u rritën 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, sipas Agjencisë së Ndërkombëtare e Energjisë javën e kaluar.

    Rreth 30% e ngrohjes së botës që nga koha para-industriale vjen nga rrjedhjet e metanit, me Shtetet e Bashkuara të parat në botë për rrjedhjen e gazit nga prodhimi i naftës dhe gazit dhe me Kinën që ndot edhe më shumë nga metani që çlirohet nga minierat e qymyrit.

    Dhjetorin e kaluar, administrata e Presidentit Joe Biden nxori një rregullore të re që e detyron industrinë amerikane të naftës dhe gazit natyror të ulë emetimet e metanit.

    Në të njëjtën kohë në negociatat e Kombeve të Bashkuara për mjedisin në Dubai, 50 kompani nafte në mbarë botën u zotuan të zvogëlojnë në afër zero emetimet e metanit./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.