136 mijë e 325 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit.
Sipas Johns Hopkins University krahas kësaj janë shënuar edhe një mijë e 420 raste të reja vdekjesh.
Numri i rasteve të infeksioneve paraqet rekord në SHBA, ndërkaq kjo është dita e tetë me radhë që regjistrohen mbi 100 mijë raste në ditë.
Që prej nisjes së pandemisë, në Amerikë janë konfirmuar dhjetë milionë e 252 mijë e 129 raste me 239 mijë e 671 të vdekur.
Në të dhëna përfshihen 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.