300 persona janë vrarë brenda këtij viti në Los Angeles, hera e parë në një dekadë që regjistrohet një shifër kaq e lartë.
Lajmi i zymtë vjen ndërsa qyteti, si shumë të tjerë në të gjithë botën, vazhdon të ndeshet me pandeminë e Covid-19 dhe të gjitha pasojat shoqërore dhe ekonomike.
“Një numër që nuk e kemi parë prej më shumë se një dekadë – 300 vrasje në një vit,” shkroi departamenti i policisë në Twitter.
Po ashtu, sipas autoriteteve është rritur numri i vrasjeve në SHBA, ku në vitin 2020 u regjistruan 1359 persona të vrarë, krahasuar me 698 një vit më parë.