×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA pritet të hetojë Serbinë për automjetet ushtarake “Humvee”

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nisin hetimet ndaj Serbisë. Amerikanët janë duke verifikuar nëse grupi terrorist serb në Banjskë përdori automjetet ushtarake të dhuruara në vitin 2017, si donacion për forcat e armatosura serbe. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për RTK-në se janë duke e shqyrtuar një gjë të tillë.

    19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017. Këto automjete që kishin vlerën prej 3.8 milionë dollarësh amerikanë u dorëzuan në një ceremoni në kazermën ushtarake “Stevica Jovanoviq” në Pançevë të Serbisë.

    Në paraqitjen publike të vitit 2017, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se këto automjete janë shumë efikase në luftime të afërta dhe antiterroriste dhe se ofrojnë nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Por, të njëjtat po dyshohet se u shfrytëzuan edhe për qëllime për të cilat nuk ishin paraparë të përdoreshin.

    Dyshime janë ngritur se këto automjete janë përdorur për stërvitjen e terroristëve të cilët më 24 shtator sipas institucioneve të Kosovës tentuan të aneksonin një pjesë të territorit të Kosovës.

    Në një video të publikuar një ditë më parë, nga autoritetet zyrtare të Kosovës u paraqitën ushtrime të pjesëtarëve të grupit terrorist serb në bazat ushtarake në Serbi 4 ditë para se të sulmonin veriun e Kosovës.

    Këtë video e ka shpërndarë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, britaniku Aidan Hehir. Ai ka ngritur dyshime se në këtë video ku shiheshin terroristet serb teksa trajnoheshin, duken makina ushtarake amerikane.

    “Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori ‘Humvee’ të dhuruara nga SHBA për të trajnuar terroristët. Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar për RTK-në në pyetjet të cilat RTK i ka dërguar një ditë më parë, se kjo çështje tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e SHBA-së.

    “Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për RTK-në.

    Ndërkohë 19 automjetet e dhuruara të SHBA-së për Serbinë në vitin 2017 të tipit “Humvee” sipas autoriteteve serbe do të ishin në dispozicion të Brigadës së III-të të ushtrisë serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se puna e parë që do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 gusht në koordinim me Prokurorinë në Pejë ka kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral- brigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak...
    Lajme13 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit. Në njoftimin...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 për Kosovën. Në pjesën për lirinë e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.