×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të dielën, pasi një stuhi dimërore pritet të sjellë mundësinë e “reshjeve më të mëdha të dëborës prej një dekade” në disa zona.

    Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në pothuajse të gjithë Kansasin, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Pritej të paktën 20 cm dëborë, pasi Shërbimi Kombëtar i Motit qarkulloi paralajmërime për stuhi dimërore për shtetet Kansas dhe Missouri.

    Reshjet e dëborës fillojnë në St. Joseph, Missouri (5 janar 2025)
    Reshjet e dëborës fillojnë në St. Joseph, Missouri (5 janar 2025)

    Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës.

    “Për vendet në këtë rajon që do të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët.

    Rreth 63 milionë amerikanë banojnë në zonat që mund të preken të dielën, sipas specialistit Bob Oravec, me Shërbimin Kombëtar të Motit.

    Një banor duke shëtitur qenin në St. Louis (5 janar 2025)
    Një banor duke shëtitur qenin në St. Louis (5 janar 2025)

    Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

    Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaku për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

    Stuhia pritet të përfshijë edhe kryeqytetin Uashington dhe rrethinat e tij.

    Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi nga 20 deri në 30 centimetra dëborë për zonën e Anapolisit, Maryland, me temperatura të mbetura nën zero gjatë gjithë fundjavës.

    Autostradat kanë filluar të mbulohen nga dëbora në Topeka, Kansas (5 janar 2025)
    Autostradat kanë filluar të mbulohen nga dëbora në Topeka, Kansas (5 janar 2025)

    Në një deklaratë në rrjetin X, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përpara stuhisë dhe i inkurajoi banorët të votojnë përpara zgjedhjeve speciale që mbahen për këtë shtet të martën.

    Deklarata të ngjashme për gjendjen e emergjencës u bënë në Kansas, Kentaki, Mariland dhe në qytetet qendrore të Illinoisit.

    “Është vërtet serioze”, tha meteorologu John Gordon në një konferencë shtypi në Louisville, Kentucky. /VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs, duke e konsideruar këtë...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Të paktën pesë persona kanë vdekur në një stuhi dimërore që ka kapur një pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke çuar në...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes të 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, krimi i cili tronditi Shkodrën mbrëmjen e 4...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Është viti i katërt që presidentja Vjosa Osmani nuk është duke e shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese që t’i fal të...
    Lajme07 Janar 2025
    Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Prizren. Sipas gazetës Sinjali, në aksident ishin të përfshira tri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, nuk ka përjashtuar se gjatë këtij gjysmëvjetori mund të ketë veprime sindikale...
    Lajme07 Janar 2025
    PDK-ja ka thirrur sot konferencë për media në selinë e saj qendrore. Në këtë konferencë do të flas sekretarja e Përgjithshme e...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    53 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit mëngjesin e së...
    Lajme07 Janar 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.