×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, Partia Demokrate planifikon të zgjedhë kryetarin e ri pas inaugurimit të Presidentit Trump

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Drejtuesi i Komisionit Kombëtar Demokrat i njoftoi udhëheqësit e Partisë Demokrate të hënën se kjo parti do të zgjedhë pasardhësin e tij në muajin shkurt.

    Këto zgjedhje do të jenë shumë domethënëse për të ardhmen e partisë dhe drejtimin e saj gjatë katër viteve të ardhshme me Presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump të rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

    Në një letër drejtuar anëtarëve të Komisionit të Rregullave dhe Rregulloreve të partisë, kryetari aktual, Jaime Harrison detajoi hapat se si kjo parti do të zgjedhë drejtuesin e saj të ri. Ai tha se komisioni do të organizojë katër takime me kandidatët – disa takime fizike dhe disa virtuale – gjatë muajit janar, ndërsa zgjedhjet brenda partisë do të mbahen me 1 shkurt gjatë takimit dimëror të partisë.

    Gara për drejtuesin e ri të Komitetit Kombëtar Demokrat, ndonëse është një zhvillim i brendshëm partiak, vjen vetëm disa ditë pas inaugurimit të Presidentit Trump për një mandat të dytë. Zgjedhja e udhëheqësit nga radhët e demokratëve pas humbjes së kandidates demokrate Kamala Harris do të jetë një moment i rëndësishëm ndërkohë që partia bën ndryshimet për t’iu dhënë përgjigje problemeve strukturore dhe përcakton se si të bëjë opozitë ndaj zotit Trump.

    Anëtarët e Komisionit të Rregullave dhe Rregulloreve do të takohen me 12 dhjetor për të përcaktuar rregullat e këtyre zgjedhjeve, të cilat përveç pozitës së kryetarit përfshijnë edhe rolet e tjera siç janë postet e nënkryetarëve, arkëtarit, sekretarit të partisë dhe shefin e financave. Gjatë këtij takimi, komisioni gjithashtu do të përcaktojë kriteret për këto pozita kyçe të partisë.

    “Komiteti Kombëtar Demokrat është i angazhuar për zgjedhje transparente, mbi parimin e barazisë dhe paanshmërisë për një gjeneratë të re udhëheqësish që do ta çojë partinë përpara”, deklaroi zoti Harrison përmes një komunikate.

    Dy demokratë kanë filluar garën për postin e kryetarit: Ken Martin, drejtues i demokratëve nga Minesota dhe Martin O’Malley, ish guvernatori i Merilendit.

    Demokratët e tjerë që po shqyrtojnë mundësinë për të hyrë në garë përfshijnë ligjvënësin demokrat nga Teksasi, Beto O’Rourke, ish nënkryetarin e partisë Michael Blake, kryetarin e degës së partisë në Viskonsin, Ben Wikler, ambasadorin amerikan në Japoni dhe ish-kryebashkiak i Çikagos, Rahm Emanuel, kryetare e shumicës demokrate në Senatin e Miçiganit, Senatoren Mallory McMorrow dhe këshilltarin demokrat me përvojë, Chuck Rocha.

    Drejtuesi i ardhshëm i Komisionit do të ketë përgjegjësinë për rimobolizmin e partisë së demoralizuar nga fitorja e dytë e zotit Trump. Zyrtarët e rinj do të jetë përgjegjës për të mbikëqyrur ecurinë e procesit të emërimit të kandidatit presidencial për zgjedhjet e vitit 2028.

    Në letrën drejtuar Komitetit, kryesuesi i tanishëm Harrison nga Karolina e Jugut tha se katër takimet e partisë do të transmetohen drejtpërdrejt dhe partia do t’u japë mundësi demokratëve nga i gjithë vendi të marrin pjesë në proces përmes këtyre ngjarjeve. Ai tha se synon të mbajë një qëndrim neutral gjatë zgjedhjeve të brendshme./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Papa Françesku nuk konsiderohet të jetë në rrezik të menjëhershëm nga infeksioni që u shtri në spital, tha të hënën një burim...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur për të garuar në listë të hapur në qytetin e Tiranës për zgjedhjet...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Dy turiste kroate janë shpëtuar në Velipojë pas një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Malazeze, pasi u rrezikuan nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Mars 2025
    Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me...
    Lajme10 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Në Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, ku...
    Lajme10 Mars 2025
    “Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë”. Kështu ka deklaruar deputetja serbe, Rada Trajkoviq, e cila e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.