SHBA-ja ka regjistruar rreth 1,000 viktima nga coronavirusi të enjten, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 234 mijë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi shifër rekorde të rasteve të reja, duke konfirmuar 91 mijë të prekur brenda 24 orëve të fundit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se bilanci i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 9.2 milionë.
Përveç në SHBA, rritje rekorde të rasteve janë vërejtur edhe në shumë vende evropiane, përderisa numri i infeksioneve të reja është dukshëm më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë.