×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Mbi 8 milionë infektime nga koronavirusi

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

    Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference për shtyp në Gjenevë se një numër rekord rastesh u raportuan në secilën prej katër ditëve të fundit.

    “Duhet të kemi parasysh se kjo është një pandemi e pabarabartë,” tha Ghebreyesus. “Vendet kanë reaguar ndryshe dhe vendet janë prekur ndryshe. Pothuajse 70% e të gjitha rasteve të raportuara në shkallë globale javën e kaluar ishin nga 10 vende, dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve ishin nga vetëm tre vende.”

    Shtetet e Bashkuara kishin më shumë infeksione të reja gjatë një periudhe 24-orëshe se çdo vend tjetër, me 63,610, me numrin e përgjithshëm të rasteve të premten në mbi 8 milionë, numri më i lartë në gjithë botën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

    SHBA gjithashtu ka numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi 218,000 të vdekur, raporton Voa.

    Rritje në pesë shtete

    Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjes së niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.

    India regjistroi 63,371 raste të reja të Premten, ndërsa pati gjithashtu rritje të ndjeshme të numrit të infeksioneve në Francë, Brazil dhe Britani.

    Rritje shqetësuese në Evropë

    Maria Van Kerkhove e OBSH-së u tha gazetarëve të Premten se 80% e vendeve të Evropës po përjetonin rritje të ndjeshme në rastet e COVID-19.

    Në Britani, ku Universiteti Johns Hopkins raportoi gati 19,000 raste të reja të premten, Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se do ta detyronte Mançesterin e Madh të vendoste nivelin më të rreptë të kufizimeve të koronavirusit të vendit pasi zyrtarët lokalë refuzuan të vendosnin kufizime në zonat me norma të larta infektimi.

    Të shtunën, Franca do të fillojë një ndalim-qarkullim nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit për rajonin e Parisit dhe të paktën shtatë qytete të tjera: Lion, Grenoble, Aix-en-Provence, Montpelie, Lilë, Rouen dhe Saint-Etienne. Ndalim-qarkullimi do të qëndrojë në fuqi për të paktën katër javë.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të vendit kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri kufizimesh në mbarë vendin pasi panë raste të reja rekord të COVID-19. Kufizimet përfshijnë mbylljen herët të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e numrit të njerëzve që lejohen të mblidhen në publik.

    Merkel tha të Premten se një samit i planifikuar i Bashkimit Evropian mbi politikën e Kinës të bllokut 27-vendesh në Berlin muajin e ardhshëm ishte anuluar për shkak të pandemisë së ringjallur.

    Italia raportoi më shumë se 10,000 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit të Premten, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë në vend. Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë, duke raportuar më shumë se 36,400 vdekje që nga fillimi i pandemisë në shkurt.

    Që nga mesdita e së Premtes, kishte më shumë se 39 milion raste COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 1.1 milion vdekje globale COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Dy tifozë të Prishtinës janë ndaluar nga policia për 48 orë në Suharekë, pas derbit me Ballkanin Arsyeja e këtij ndalimi për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gardën e Iowas e po ashtu ishte edhe zëvendës kryesues...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të përballet me problemin e mbeturinave nëpër një pjesë të madhe të rrugëve. Një gjë e tillë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye...
    Sport14 Shtator 2024
    Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill  Clinton” në Ferizaj, para një...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmbledhur në një fotografi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Donika Gërvalla...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.