Numri i të vdekurve në SHBA të mërkurën si pasojë e COVID-19 ka qenë më i larti që nga gushti.
Të mërkurën janë regjistruar 1237 të vdekur nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të Reutersit, që është shifra më e lartë që nga 19 gusht. Numri ditor i të vdekurve në SHBA nga COVID-19 ka qenë mesatarisht nga 700 për pjesën më të madhe të tetorit.
Shifra e të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19 ka arritur në mbi 222 mijë, ndërsa e të infektuarve me koronavirus rreth 8.4 milionë.