SHBA-ja ka raportuar rekord të infeksioneve me COVID-19 dhe hospitalizimeve, ndërsa ekziston frika se nuk do të ngadalësohet ky ritëm, shkruan BBC.
Numri i personave të hospitalizuar me COVID-19 e ka kaluar shifrën 100 mijë për herë të par, shifër që është dyfishuar që nga fillimi i nëntorit.
Numri i rasteve të reja të infeksionut të mërkurën ka qenë 195.695, ndërsa shifra e të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë 2733, gati rekord ditor.
Qyteti i Los Angelesit, ka reaguar ndaj kësaj rritje të paprecedent, duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Në gjithë SHBA-në, shifra e infeksionit është afër 14 milionë, ku janë regjistruar më tepër se 264 mijë vdekje, sipas të dhënave nga Covid Tracking Project.
Figurat kanë vazhduar të rriten në javët e fundit, me rreth një milion duke u raportuar çdo javë në nëntor – ekuivalent me 99 çdo minutë.
Në reagim ndaj kësaj, autoritetet në SHBA kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor i vendit përballet me një ngarkesë të paprecedent këtë dimër.
“Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti, do të jenë periudhat më të vështira në histori të shëndetit publik në këtë vend”, ka thënë Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim (CDC).