Gjatë periudhës së pandemisë, janë regjistruar 20 përqind më shumë raste të vdekjeve në SHBA sesa normalisht.
Nga 1 marsi deri më 1 gusht sipas një hulumtimi, dy të tretat e vdekjeve janë shkaktuar nga koronavirusi, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Numri i rasteve të vdekjeve në SHBA nga viti në viti është konsistent, por që në periudhën mars-korrik të 2020-ës ka pasur rritje prej 20 përqind”, thotë hulumtimi me autor Steven Woolf dhe kolegët e tij nga “Virginia Commonëealth University School”.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga Qendra Kombëtare e Shëndetit dhe statistikave. Nga një marsi deri me 1 gusht në SHBA në regjistruar një milion e 336 mijë e 561 vdekje që është 20 përqind më tepër sesa që normalisht pritej.