Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 161.934 infeksione të reja me koronavirus dhe 1,707 vdekje të reja të martën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Vendi ka raportuar gjithsej të paktën 11 milionë e 357 mijë e 322 raste dhe 248,672 vdekje, sipas vlerësimit të universitetit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.