SHBA-ja raportoi të enjten 71 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë që nga 24 korriku.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend ka arritur në 8.4 milionë, derisa është zona më e goditur në botë nga pandemia.
Vendi ka regjistruar tanimë 223 mijë viktima nga coronavirusi.
Rritje të frikshme të rasteve ditore janë parë edhe në disa vende evropiane; vetëm në Francë u raportuan 41 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.
Bilanci i të prekurve është rritur dukshëm edhe në Spanjë, Britani të Madhe, Gjermani, Çeki, Poloni dhe Belgjikë.
Pandemia e coronavirusit e cila shpërtheu muaj më parë në Wuhan të Kinës, ka prekur tashmë 41 milionë njerëz globalisht, ndërsa la të vdekur më shumë se një milion prej tyre.