×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA-ja në KS të OKB-së: Qëllimi përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, njohja reciproke

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorikat eskaluese mes të dyja vendeve.

    Gjatë fjalimit të tij, ai tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke.

    “Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese”.

    “Qëllimi përfundimitar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe kur krijohet klima për investime ndërkombëtare”, tha Kelly, njofton Klankosova.tv.

    Kelly foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se tashmë është koha që të mbyllet UNMIK-u.

    “UNMIK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. UNMIK-u ka tepër shumë staf, për sa i përket UNMIK-ut inkurajojmë që takimet të jenë me dyer të mbyllura dhe besojmë se ky raportim duhet të reduktohet në baza 1-vjeçare”.

    “Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferoj funksionet e veta tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që kanë funksion më të mirë për këtë punë, ashtu që procesi drejt mbarimit të misionit të jetë gradual dhe jo i paparashikuar”.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës në Kosovë, duke...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sipas tij po i shantazhon votuesit e vet,...
    Lajme27 Prill 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka propozuar dy skenarë opsional për t’i zhbllokuar hapat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2025
    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka...
    Lajme27 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Mejës, ku 376 shqiptarë u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Përmes një postimi...
    Lajme27 Prill 2025
    Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë. Ajo kritikoi partinë...
    Lajme27 Prill 2025
    Bekë Berisha, deputeti i zgjedhur i AAK-së, pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit, tha se vendi ka mbetur peng i...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.