Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 206.799, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.320.436.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 279.999, prej të cilëve 2.978 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 206.799, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.320.436.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,46 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 199,9 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me afro 1,3 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.728 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,53 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,43 milionë.