Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në platformën X e ka dënuar sulmin në fjalë.
Pos ambasadës së Shqipërisë, aty u sulmuan edhe dy ambasada të tjera të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë atë të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, ka shkruar Miller.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar këto sulme, të cilat i ka quajtur brutale.