-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja, Gjermania dhe Britania: Presim nga Qeveria e re e Kosovës koordinim dhe përparim në dialog

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga Qeveria e re e Kosovës.

    Këto tri shtete, së bashku me Italinë dhe Francën, bëjnë pjesë e grupit të shteteve që njihen si QUINT. Radio Evropa e Lirë ka pyetur edhe Ambasadën e Italisë dhe Francës lidhur me pritjet e tyre nga ekzekutivi i ri i Kosovës, por këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

    Më 15 prill do të mblidhet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët do të japin betimin. Në rendin e ditës, në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, është edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

    Konstituimi i Kuvendit do t’i hapë rrugën për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e para që ka të drejtë të tentojë ta formojë ekzekutivin e ri. Megjithatë, Kurti ende nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja për një kohë të gjatë e ka mbështetur Kosovën në rrugën e ndërtimit të një shteti sovran, demokratik, multientik dhe prosperues.

    “Presim të punojmë me Qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tha se pret që më 15 prill të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke hapur kështu rrugën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

    Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Ambasada gjermane deklaroi se pret gjithashtu “vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Kosovën dhe qeverinë e saj të ardhshme”, duke shtuar se do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

    “Për ta arritur këtë, nevojitet besim i ndërsjellë dhe bashkëpunim i vazhdueshëm. Gjermania mbetet e bindur se qeveria e ardhshme do të forcojë koordinimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe do të punojë për përparim të dukshëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke ndihmuar në realizimin, sa më shpejt, të perspektivës evropiane të Kosovës”, tha Ambasada gjermane.

    Gjermania shtoi se afrimi i mëtejmë i Kosovës me BE-në është “qëllimi ynë i përbashkët, forcimi i demokracisë, sundimi i ligjit si dhe përparimi thelbësor në dialogun për normalizim me Serbinë, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit me anekset përkatëse, janë çështje që duhen arritur”.

    Ambasada britanike në Prishtinë deklaroi se shpreson që Qeveria e ardhshme e Kosovës të adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe përparimin sa i përket integrimit të serbëve dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.

    “Mbretëria e Bashkuar e mbështet pa asnjë rezervë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpreson që ajo të mund t’i përmbushë sa më shpejt kërkesat e të tjerëve”, tha Ambasada britanike në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

    Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë pengesa kryesore për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Qeveria Kurti ka qenë hezituese për formimin e Asociacionit, duke shprehur frikën se mund të minojë sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

    Thirrje për përparim në dialog u bënë edhe në mbledhjen e 8 prillit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kur Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza ndaj.

    Kosova e akuzoi Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e demokracisë në vend, “jo vetëm përmes retorikës, por edhe përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.

    Ndërsa Serbia e akuzoi Kosovën se situata e serbëve në Kosovë po “përkeqësohet” pasi sipas saj, “është përshkallëzuar fushata për shkatërrimin sistematik të institucioneve serbe në gjithë Kosovën”.

    Edhe shtetet aleate të Kosovës kanë qenë kritike ndaj Qeverisë së Kosovës për, siç kanë thënë, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të vendit, ku autoritetet kanë mbyllur institucionet serbe.

    Autoritetet e Kosovës filloi mbylljen e institucioneve serbe për Kosovën në fillim të vitit 2024, me arsyetimin se ato nuk kanë leje për të vepruar dhe se funksionimi i tyre është i paligjshëm.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Mendimi për motin – 20.05.2025 Fillimisht ditën e mërkurë do të ketë pak intervale me diell, derisa vransirat fillojnë të depërtojnë mbi...
    Lajme20 Maj 2025
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë...
    Lajme20 Maj 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është...
    Të tjera
    Sport20 Maj 2025
    “Final Four” e Ligës së Kampionëve është njohur me protagonistët e saj nga Portugalia. Trajneri i ekipit luzitan të martën ka publikuar...
    Lajme20 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimin me jetë që është bërë ndaj Presidentes Vjosa Osmani, përmes e-mailit zyrtar...
    Lajme20 Maj 2025
    Shkeljet e rregullave të trafikut rrugor vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë publike. Për të parandaluar aksidentet dhe për...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për...
    Lajme20 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka rikthyer postimin e ish-presidenti Hashim Thaçi i cili pati njoftuar për njohjen nga shteti karaibian i...
    Lajme20 Maj 2025
    Në 26 vjetorin e vrasjes, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në Baicë të Drenasit, në nderim të dëshmorit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.