×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja e godet me sanksione të reja “flotën në hije” të Iranit

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane.

    Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh.

    “Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një deklarate.

    Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar dy entitete nga Emiratet dhe dy nga India që kanë në pronësi dhe operojnë me anijet e Brarit dhe që kanë transportuar naftë iraniane në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të ushtrisë iraniane, tha Thesari amerikan.

    “Regjimi iranian mbështetet në rrjetin e tij të transportuesve dhe ndërmjetësve sikurse Brar dhe kompanitë e tij, për të mundësuar shitjen e naftës dhe për të financuar aktivitetin e tij destabilizues”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

    Thesari tha se SHBA-ja mbetet e përqendruar në pengimin e të “gjitha elementeve të eksportit të naftës iraniane”, veçmas të atyre që përftojnë nga kjo tregti.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se synon që të sjellë në zero eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit. Shteti i tij ka shënjestruar edhe më herët njerëz dhe kompani që lehtësojnë shitjen e milionave fuqi të naftës iraniane.

    Ekonomia e Iranit varet shumë nga të ardhurat e naftës dhe siç ka deklaruar Departamenti amerikan i Shtetit më 6 shkurt, këto të ardhura përdoren për të financuar “grupe terroriste dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve”, duke iu referuar rrjetit rajonal të Iranit të përbërë nga grupe të armatosura që e kundërshtojnë Izraelin dhe SHBA-në.

    Në bazë të marrëveshjes bërthamore, të arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, u hoqën sanksionet amerikane duke i mundësuar Iranit që të shesë naftë. Trumpi u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione që ulën eksportet në rreth 400.000 fuçi në ditë.

    Më pas, Irani rriti eksportet përmes shmangies së sanksioneve. “Flota në hije” e cisternave të Iranit ka qenë thelbësore në aftësitë e Teheranit për të shmangur sanksionet dhe për të transportuar fshehurazi naftë.

    Kjo përfshin dërgesat nga anija në anije, përmes ndërmjetësve, transaksioneve të fshehura financiare dhe ribrendimin e naftës duke ia fshehur origjinën iraniane e duke e bërë që të duket se vjen nga një shtet tjetër.

    Këto metoda i kanë lejuar Iranit që të vazhdojë dërgesat e naftës dhe të krijojë të ardhura pavarësisht sanksioneve./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Deçanit, në Ditën e përkujtimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me...
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.