×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja do të tërhiqet nëse s’ka propozime konkrete nga Ukraina dhe Rusia

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se ka ardhur momenti që Rusia dhe Ukraina të paraqesin propozime konkrete për përfundimin e luftës. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio paralajmëroi se në mungesë të përparimit në negociata, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga roli i ndërmjetësuesit.

    “Jemi në një pikë kritike ku të dyja palët duhet të propozojnë mënyra të qarta për t’i dhënë fund këtij konflikti,” citoi Bruce nga deklarata e Rubios. Ajo shtoi se “vazhdimi i përfshirjes amerikane si ndërmjetësuese varet nga vendimi i Presidentit, por nëse nuk ka përparim të dukshëm, ne do të largohemi nga procesi.”

    Deklarata u bë në të njëjtën ditë që Kremlini hodhi poshtë propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një armëpushim 30-ditor. Rusia, në vend të kësaj, kishte propozuar një pauzë luftarake vetëm për tre ditët e festimeve të Ditës së Fitores, nga 8 deri më 10 maj, shkruan reuters.

    Përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi apo paqeje janë intensifikuar pas marrjes së detyrës nga presidenti amerikan Donald Trump në janar, i cili premtoi përfundimin e luftës brenda 24 orëve. Paraardhësi i tij, Joe Biden, kishte refuzuar bisedimet me Moskën për aq kohë sa pushtimi rus vazhdonte.

    Ndërsa Trump ka nisur dialog të drejtpërdrejtë me Kremlinin, Rusia ka kërkuar që negociatat të shtrihen përtej luftës në Ukrainë dhe të përfshijnë marrëdhëniet më të gjera dypalëshe me SHBA-në.

    Në mars, Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar, por luftime të përhapura kanë vazhduar. Në terren, forcat ruse kanë ruajtur përparësi si në personel, ashtu edhe në pajisje ushtarake, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi trupat ukrainase.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka këmbëngulur që çdo marrëveshje armëpushimi duhet të përfshijë ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Ukrainën dhe ndalimin e çdo përpjekjeje të saj për t’u riorganizuar ushtarakisht gjatë pauzës. Nga ana e tij, nuk ka ofruar ndonjë kompromis.

    Fundjavën e kaluar, gjatë funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump dhe Zelensky zhvilluan takimin e parë ballë për ballë që nga shkurti, pas një raundi të pasuksesshëm bisedimesh në Zyrën Ovale.

    Trump e përshkroi takimin si pozitiv, por sugjeroi se Zelensky mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Gadishulli i Krimesë si pjesë e një kompromisi – një ide që udhëheqësi ukrainas e ka refuzuar kategorikisht.

    Më pas, Trump i bëri thirrje Putinit të ndalojë sulmet dhe të pranojë një marrëveshje paqeje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Friedrich Merz, kancelari gjerman, ka bërë të ditur se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë të prodhuara...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi. Kremlini e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Pas gati dy muajsh angazhimi në fushatë elektorale, deputetët e Shqipërisë i rikthehen seancave parlamentare ditën e enjte, më 29 maj, në...
    Të tjera
    Vip28 Maj 2025
    Para disa dite më, Gjesti, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka bërë një veprim që nuk kaloi pa u vënë...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:25, QMF në Zubin Potok është informuar për një person pa shenja jete...
    Lajme28 Maj 2025
    Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka përditësuar postimin në Facebook për një operacion të kërkim- shpëtimit. Në njoftim thuhet se janë...
    Lajme28 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së...
    Lajme28 Maj 2025
    Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.