×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja akuzon një person për komplot të dyshuar nga Irani për vras*jen e Trumpit

    FrontOnline
    09 Nëntor 2024

    Qeveria amerikane ka ngritur akuza kundër një shtetasi afgan në lidhje me një komplot të dyshuar iranian për të vrarë Donald Trumpin përpara se ai të zgjidhej si presidenti i ardhshëm.

    Departamenti i Drejtësisë të premten hapi një aktakuzë kundër Farhad Shakerit, 51 vjeç, duke pretenduar se ai ishte ngarkuar të “siguronte një plan” për të vrarë Trumpin.

    Qeveria amerikane tha se Shakeri nuk është arrestuar dhe besohet të jetë në Iran, gjë që i përshkroi pretendimet si “plotësisht të pabaza”.

    Në një kallëzim penal të paraqitur në gjykatën e Manhatanit, prokurorët pretendojnë se një zyrtar në Gardën Revolucionare të Iranit e udhëzoi Shakerin në shtator të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trump.

    “Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar një aset të regjimit iranian, i cili ishte ngarkuar nga regjimi për të drejtuar një rrjet bashkëpunëtorësh kriminalë për të çuar më tej komplotet e vrasjes së Iranit kundër objektivave të tij, duke përfshirë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland.

    Departamenti i drejtësisë akuzoi gjithashtu dy persona të tjerë që dyshohet se ishin rekrutuar për të vrarë një gazetar amerikan, i cili ishte një kritik i hapur i Iranit.

    Individët e tjerë u identifikuan nga departamenti i drejtësisë si Carlisle Rivera, i njohur gjithashtu si “Pop”, 49 vjeç, nga Brooklyn dhe Jonathon Loadholt, 36 vjeç, nga Staten Island.

    Të dy u paraqitën në gjykatë në Distriktin Jugor të Nju Jorkut të enjten dhe janë ndaluar e janë në pritje të një gjyqi, shkruan BBC,

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperëndimore, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti ishte...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë 2024. Shifrat zyrtare të vizitorëve i ka publikuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama....
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë. Muharrem Rexhepi më 9 qershor të vitit...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. Ai theksoj se në këtë takim diskutuan për...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka marrë një vendim të ri dhe të rëndësishëm për karrierën e saj. Ajo ka vendosur të...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se një kapitull i ri ka nisur për Kosovës,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka bërë të ditur se mbrëmë ka qëndruar në Bllacë së bashkë me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.