×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, hakerat nga Rusia depërtojnë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Një ekip hakerash të sofistikuar, që besohet se punojnë për qeverinë ruse, arriti të depërtojë në komunikimet e brendshme të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, sipas personave që kanë dijeni për çështjen.

    Kjo ishte pjesë e operacionit piraterik që u njoftua të dielën, ku rezulton se hakerat ishin futur departamentet e Thesarit dhe të Tregtisë.

    Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili përbën një administratë me shtrirje të gjerë dhe me shumë punonjës, përgjigjet për sigurinë e kufirit, sigurinë kibernetike dhe së fundmi për shpërndarjen e sigurt të vaksinës kundër COVID-19.

    Ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se ka të ngjarë që Rusia të qëndrojë pas depërtimit në këto departamente, që media amerikane e quajti si një nga sulmet më të sofistikuara ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në vite.

    “I kemi kërkuar Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës si edhe FBI-së të hetojnë dhe nuk mund të komentojmë më shumë tani për tani”, tha Departamenti i Tregtisë në një deklaratë ku konfirmonte se një nga agjencitë e saj ishte bërë objekt i këtij sulmi.

    Si FBI ashtu edhe krahu i sigurisë kibernetike të Departamentit të Sigurisë Kombëtare po hetojnë sulmet. Nuk janë të qarta përmasat e ndërhyrjes, motivi, apo nëse janë prekur agjenci të tjera.

    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të këtyre njoftimeve dhe po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe riparuar dëmet e mundshme në lidhje me këtë situatë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Ullyot.

    Kompania teknologjike SolarWinds, e cila ishte porta e përdorur nga hakerat, tha se deri në 18,000 klientë të kompanisë kishin shkarkuar një program të infektuar, që lejoi hakerat të hyjnë pa u vërejtur nga bizneset dhe agjencitë për gati nëntë muaj.

    Shtetet e Bashkuara publikuan një paralajmërim emergjence të dielën, duke urdhëruar përdoruesit e qeverisë të shkëputnin nga rrjeti i tyre programin SolarWinds, për të cilin thanë se ishte komprometuar nga “aktorë keqdashës”.

    Një zëdhënës i Kremlinit tha të hënën se Rusia nuk ishte e përfshirë në sulm.

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që njoftoi e para për shkeljen, zyrtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara u takuan të shtunën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për sulmin, i cili përfshinte vjedhjen e informacionit në lidhje me politikat për internetin dhe telekomunikacionin.

    Shkeljet vijnë një javë pasi FireEye, një kompani amerikane e sigurisë kibernetike me kontrata qeveritare dhe nga korporatat, tha se ishte vënë në shënjestër të një sulmi në të cilin hakera të një qeverie të huaj vodhën disa nga teknikat e saj kibernetike./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.