SHBA është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi.
SHBA, vendi më i prekur në botë për sa i përket numrit të infeksioneve të konfirmuara me COVID-19, do të kalojë 10 milionë raste, sipas Johns Hopkins, transmeton lajmi.net.
Sipas llogaritjeve të Reuters, mesatarja e fundit shtatë ditore tregon që infeksionet globale ditore po rriten me më shumë se 540,000 dhe tetori ishte muaji më i keq i pandemisë deri më tani.
SHBA aktualisht ka pak më shumë se një të pestën e totalit global – 9,96 milionë raste – dhe ditët e fundit shpesh ka regjistruar mbi 100,000 raste në ditë.
SHBA ka humbur të paktën 237,542 njerëz nga pandemia këtë vit.
Gjithsej vdekja globale është 1,254,453.