×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shatri: Modeli për privatizim që e ka përzgjedhur UNMIK-u, nuk ka qenë i suksesshëm

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Po vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimorë për Privatizim ku po intervistohet ish ministrin i Financave dhe Ekonomisë Haki Shatri.

    Ish- ministri Haki Shatri dhe anëtari i bordit ka thënë se në kohën e tij procesi i privatizimit është udhëhequr nga UNMIK-u, raporton Front Online.

    “Procesi i privatizimit në atë periudhë si opinion dallon shumë si opinion prej sot. Shoqëria civile e kanë prit me admirimin procesin e privatizimit në atë kohë, është shpresuar që një proces i privatizimit do ta kthejë pasurinë në të mirë”, ka thënë Shatri.

    Por që sipas tij modeli për privatizim në Kosovë i përzgjedhur nga UNMIK-u, ka qenë gabim dhe për ta ka qenë e rëndësishme ta paraqesin si sukses privatizimin dhe tranzicionin dhe nuk ka qenë e rëndësishme nëse përfiton Kosova nga ky proces

    “Por ky proces është udhëhequr nga UNMIK-u, dhe kanë pas drejt mos mi dhënë llogari askujt përveç eprorëve. Modeli që është përzgjedh tek ne iu ka përshtat UNMIK-ut dhe situatës. Ata kanë dashur të të raportojnë si sukses të tranzicionit dhe i vetmi sukses ka qenë ai i privatizimit”, ka thënë tutje Shatri, raporton Front Online.

    Shatri tha se si Qeveri gjatë kohës së AKB-së nuk kanë pasur shumë ndikim në bord.

    “Anëtari i Qeverisë në këtë proces nuk ka ditur shumë , tha Shatri.
    Hajruallah Çeku nga VV-ja, anëtar i këtij komisioni e ka pyetur Shatrin nëse janë arrit qëllimet e privatizimit

    “A mendoni që janë arrit qëllimet për të cilat është nisë privatizimi”, e pyeti ai.

    Në këtë pyetje Shatri u përgjigj që jo nuk janë arritur.

    “Jo, nuk është mbërri”, ka thënë ai, raporton Front Online.

    Shatri u pyet edhe nëse këto qëllime në këtë proces nuk janë arritur për faj të palës kosovare.

    “Nuk janë beri qëllimet për arsye praktike, privatizimi nuk i ka dhënë qëllimet e pritura për tërheqjen e investimeve të huaja, nuk ka dhënë efekte në punësim…Projekti ka qenë i projektuar jo për interesa të Kosovës por që BE e ngarkuar për procese të zhvillimit ekonomik dhe të tranzicionit me përfunduar këtë rast si të suksesshëm”, tha Shatri.

    Shatri u sqarua më tutje se kur thotë se nuk janë arrit objektivat e ka fjalën për kohën e udhëheqjes së UNMIK-ut./Front Online

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.