
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri për “Front Online” ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë ekspozesë në Kuvend, ku ky i fundit tha se nëse merr besimin e deputetëve për ta formuar qeverinë, do ta rrisë pagën minimale në 500 euro nga janari.
Shatri e ka quajtur këtë premtim një veprim elektoral, duke thënë se “natën e Bajramit nuk mbahet kurbani”.
“Natën e bajramit nuk mbahet kurbani, LVV e propozojnë 500 euro pagën minimale në fushatën e dytë për zgjedhje lokale për me i fituar disa vota, nuk është koha me marr këso vendime që 5 vite kanë pasur kohë me marr këso vendime. Moti e kemi kërkuar pagën minimale 500 euro”, u shpreh ai.
Sipas tij, Vetëvendosje po përpiqet ta mbajë pushtetin me dhunë dhe përkundër ligjeve.
“Janë hyrë në kohën kur nuk kanë kompetencë me marr vendime. Po duan me mbajt pushtetin me dhunë përkundër ligjeve dhe me marr vendime sipas mendimeve të tyre”, deklaroi Shatri për “Front Online”.