Ish Ministri i Financave i Kosovës, Haki Shatri, ka thënë se dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar Kosovës kalojnë vlerën mbi 22 miliardë euro.
Për të në procesin e dialogut në Bruksel, pala kosovare duhet të këmbëngulë që të gjitha dëmet e shkaktuara të kompensohen.
“Mendoj që institucionet e Kosovës, përfaqësuesit tanë, duhet të dalin me kërkesa objektive për të gjitha aspektet e dëmeve dhe të prezantohen para ndërmjetësuesit dhe të këmbëngulet në kompensimin e dëmeve të luftës. Sa do të arrihet të gjendet mirëkuptimi është vështirë të vlerësohet”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
“Kur të arrihet pajtimi atëherë njohja nënkupton që duhet të shkojmë edhe në suksesion ose ndarje të pasurisë nga bashkëjetesa në një federatë të dhunshme”.
Shatri ka thënë se është që edhe Kosova t’i paguajë dëme Serbisë, të cilat mund të jenë shkaktuar në territorin e saj.
“Do t’i merrja përsipër vet individualisht ato, sepse nuk janë shumë”.
“22 miliardë nuk qëndron. 15.4 miliardë euro vetëm nga rënia e aktivitetit ekonomik është dëmtuar Kosova. Një pjesë që nuk mund të vlerësohen janë traumat e luftës, jetët e humbura”.
Shatri ka thënë se janë 120 raste individuale të evidentuara si dëme të luftës.