×
  • Lajme
  • Lajme

    Shasha: Raporti KE-së tregon se institucionet e sundimit të ligjit janë nën presionin politik

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka thënë në “DESK” se Raporti i Progresit në mënyrë eksplicite tregon se institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë nën presionin politik.

    Shasha ka thënë se në Raportin e KE-së është konfirmuar se Kosova nuk është e aftë t’i përmbushë as ato kritere që janë në kuadër të MSA-së. Madje ka edhe shkelje të disa pikave, sipas Raportit. Ai tregoi se mungon vullneti politik për zbatimin e reformave.

    “Reformat në rrugën tonë integruese, të themi se kemi filluar nga një bazë e vogël, kërkesë e vogël. BE-ja po kërkon nga Kosova që të përmbushë disa kritere sikur që janë ato në kuadër të MSA-së. Por ajo që konfirmoj raporti sot është se ne nuk jemi të aftë t’i përmbushim as ato. Raporti konfirmoj se Kosova është në shkelje të disa pikave të MSA-së, e lëre më të ndërmarrë referoma të thella siç është vettingu. Nuk jemi gati për një Evropë përnime. Mungon vullneti politik për zbatim reformave evropiane, ato që i themi reforma evropiane. Nuk ka asgjë të huaj në përkufizimin reforma evropiane”, ka thënë Shasha për DESKU-n në KTV. “Raporti evidenton që brenda dy vjetëve, nga 2017 deri më 2019, përkundër gjendjes alarmante mjedisore në Kosovë, numri i deponive ilegale në Kosovë, jo që nuk është zvogëluar, por nga 1500 deponi ilegale më 2017 sot i kemi 2500 deponi ilegale. Po shkojmë në drejtim tërësisht të kundërt. Po e marrim një çështje si çështjen mjedisore. Pastaj vijmë te çështjet më të ndjeshme politike, si lufta kundër korrupsionit. Për nuk e di të satën herë konfirmohet prapë e njëjta gjë, që Kosova ka problem serioz me korrupsionin dhe nuk ka vullnet politik për të ndërmarrë hapa në adresimin e korrupsionit. Përderisa njëkohësisht në mënyrë eksplicite raporti konfirmon se institucionet e sundimit të ligjit janë nën presionin politik. Me një mjedis të tillë të zhvillimeve, nuk mund të flasim për një rrugë serioze integruese”.

    Sot Kosova ka pranuar raportin vjetorë të Komisionit Evropian ku sikurse viteve të kaluara si vend ka dalë jo mirë në shumë fusha, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm...
    Lajme08 Janar 2025
    Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për...
    Lajme08 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, prezanton iniciativë inovative për menaxhimin dhe shfrytëzimin e ujërave...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, është deklaruar mbi rolin e zyrtarëve policorë gjatë periudhës zgjedhore, duke theksuar se Ligji mbi Policinë e...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një njëvjeçar ka vdekur në Warwickshire, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Ngjarja ndodhi më 7 janar, kur fëmija...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka ngacmuar Drilonin teksa bashkë qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova. Driloni...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka kritikuar ashpër Leo-n lidhur me debatin që ky i fundit pati me Xhenetën ku përdori terme shumë ofenduese për një...
    Vip08 Janar 2025
    Banorët kanë dhënë mendimet e tyre për nominimin e kësaj jave. Të nominuar në këtë javë janë Leo, Rovena, Sara, Xheneta dhe...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, ka reaguar pas kërcënimit të Donald Trump për aneksimin e Kanadasë, duke theksuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.