Demush Shasha drejtor ekzekutiv i Institutit Epik, për sa i përket vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin që shoqëria civile ka pasur me të dërguarin e BE-së për dialogun, është diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.
“Mesazhi ishte i njëjti qe është tash e një kohë, pra arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke është një agjendë e rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thënë Shasha, në emisionin Desku në KTV. /Front Online