×
  • Lajme
  • Lajme

    Shasha: Ka përafrim të qëndrimeve SHBA-BE për dialogun

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Demush Shasha, drejtor i Institutit të Politikave Evropiane (EPIK), ka vlerësuar se me kalimin e kohës po vërehet një përafrim qëndrimesh mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.

    Në emisionin “Deskun” e KOHËS, Shasha ka thënë se në një takim të shoqërisë civile me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, është përsëritur qëndrimi që një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme, është kriter themelor dhe më i rëndësishmi për avancimin e rrugëve evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

    “Në këtë drejtim, BE-ja ka treguar muajve të fundit intensifikim të vullnetit politik për të avancuar dialogun, por jo vetëm BE-ja. Kemi qenë dëshmitarë të rritjes së interesimit edhe nga SHBA-ja. Kemi pa edhe interesimin e dy liderëve të dy vendeve më të mëdha të BE-së, të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron në Francë. Kemi mbërri në një pikë ku ka interesim politik të BE-së për të shtyrë përpara dialogun. Dalëngadalë, nga një situatë ku kemi pas jo koordinim të duhur mes BE-së dhe SHBA-së, kemi mbërri në një stad ku po shohim unifikim çdo ditë e më të madh mes partnerëve transatlantik. Në këtë kontekst, Lajçaku po punon me intensitet të shtuar me liderët e dy vendeve për të arritur tek marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese që zgjidh të gjitha çështjet. Pamë që ka takuar të gjithë liderët institucionalë, por edhe krerë partish e ambasadorin amerikan. Po shohim unitet jo vetëm të spektrit vendor, por edhe të partnerëve kyç për të avancuar dialogun”, është shprehur Shasha.

    Sipas tij, Lajçaku ka shprehur interesim që marrëveshja finale të arrihet për një afat kohor prej disa muajve./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...
    Vip12 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Driloni dhe Xuxi kanë krijuar një situatë qesharake gjatë mbrëmjes së sotme. Teksa Xuxi...
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.