×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    SHARR TRAVEL “pushtoi” Vlorën me 7 dhe 8 mars, qindra vizitore gra shfrytëzuan ofertën më të lirë (VIDEO)

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Autobusët janë parkuar.

    E udhëtarët kanë nisur të vijnë.

    Dikush është i zënë me kuferat.  Të tjerë e kanë përfunduar moti këtë punë dhe para hipjes në autobusë po shërbehen me diçka të nxehtë për ta zbutur sadopak të ftohtin e të premtes së 5 marsit në Prishtinë.

    Si kafja që po pijnë, valë, turistët nga Kosova, do ta kenë edhe destinacionin se për kah janë nisur të shkojnë.

    Në Vlorë të Shqipërisë dielli ka lëshuar rrezet. Nuk janë aq të forta sa për të bërë plazh. Por, mjaftueshëm sa për relaks e marrjen e Vitaminës D.

    Udhëtimin për atje ia kanë besuar kompanisë lidere për turizëm në shqiptari, Sharr Travel. E agjenda që i pret është goxha e ngjeshur.

    “Realisht kjo ofertë përfshin tri ditë qëndrimi, lundrimi me anije, vizitë Ishullit të Sazanit, Ishullit të Karaburunit, vizitë Kalasë së Janinës, muzeut historik dhe po ashtu edhe Beratit. Andaj ia vlenë që për vetëm 64 euro të eksplorohen këto atraksione”, theksoi Ruzhdi Kurtishaj, pronar i SHARR TRAVEL, kompanisë lidere për turizëm.

    Për akomodimin e udhëtarëve e vaktet e bukës (mëngjes & darkë) përkujdeset stafi i kompleksit gjigant që ndodhet në zonën e jugut, Regina City.

    “Hotel Regina Grup është një nga hotelet me një eksperiencë 15 vjeçare që ofron gjithmonë ofertat e duhura dhe keto oferta ka bërë që numri i qytetarëve të Kosovës të jetë në rritje. Cdo javë kompania SHARR TRAVEL dhe Regina Group i kanë me qindra qytetarë që vijnë për ta vizituar Vlorën”, u shpreh Vasil Bedinaj, pronar i rrjetit të hoteleve Regina Group.

    Hoteli ka një kuzhinë tipike me ushqime shqiptare. Dhoma luksoze. Dhe një restorant në katin më të lartë në të cilin ata që darkojnë kanë para vetës një pamje fenomenale.

    Për krejt këtë sefa tre ditore të organizuar nga SHARR TRAVEL, turistët kosovarë, kanë paguar pos 64 euro.

    Bukuritë e jugut më konkretisht Vlorës, po për të njëjtin çmim, mund t`i eksploroni edhe ju.

    Mjafton të kontaktoni në numrat e kompanisë Sharr Travel:

    044 / 610 – 015

    049 / 610 – 015

    038/ 610- 015 

    044/542 – 029

    049/344 – 260

    038/610 – 016

    038/610 – 017

    E edhe në faqen e kësaj kompanie në Facebook dhe Instagram.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.