Diellin e detin ua fali Zoti.
E këtij kombinimi, sarandasit, u kujdesen t`i shtojnë diçka edhe vetë. Një D të tretë.
Është dashuria ajo që ata i ofrojnë çdo turisti që zgjedh brigjet e tyre për t`i shijuar dy D-jat e para. Diellin e Detin.
Këtë meny 3D e ofron Mediterrane. Një hotel ky i vendosur fare pranë detit, ku rrezet e diellit janë prezente gjatë gjithë ditës – nga lindja deri në perëndim. Nuk mungon as mikpritja. Freski e qetësi ka edhe natën. Thënë shkurt, hoteli, ofron gjithçka që i duhet një turisti.
“Hoteli im në Sarandë ka një sipërfaqe shumë të madhe. Kjo u ndihmon për akomodim turistëve si për parkim, si për lëvizje të lirë. Ka dy a tri bare, bar veror, restorante të ndryshme. Ushqimi bëhet goxha i bollshëm. Turistët i mirëpresim gjithmonë për çdo preferencë që kemi brenda mundësive tona”, thotë Astrit Zejnu, pronar i hotelit Mediterrane.
Resorti ka dhoma luksoze që i plotësojnë të gjitha kushtet. Një kuzhinë të pasur me gatime të ndryshme, specialitet i të cilës është peshku. Pishinë e kënd lojrash për të vegjlitë.
Kosovarët, në këtë resort i dërgoi Sharr Travel, një kompani turistike që çdoherë bën përzgjedhjet më të mira e më të lira për ta.
“Unë dua t`i falenderoj të gjithe qytetarët që iu besuan ofertave të Sharr Travel. Na ndihmuan me kontributin e tyre të mbijetojmë në këtë kohë pandemie. Këto oferta kane një qëllim: Të gjitha shtresat të kenë mundësi të vizitojnë Sarandën dhe hotelet më të preferuara. Të pijne kafe buzë detit, të marrin rrezet e diellit. Me të vërtetë është një prej ofertave më të lira në treg”, thekson Ruzhdi Kurtishaj, pronar i SHARR TRAVEL.
“Ka shumë vite që punojmë me Sharr Travel. Unë dhe i nderuari Ruzhdi, president i SHARR TRAVEL, kemi një mirëkuptim, marrëdhënie të mirfilltë karshi turistave, diskutojmë për koston, për çdo problem rreth turistëve, që ata të ndahen të kënaqur”, deklaroi Zejnu, pronar i hotelit Mediterrane.
Pushuesit nuk mund të mos ndahen të kënaqur.
“Kena kalu shumëmirë. Vallahi s`ka ofertë më të mirë e më të lirë”, thotë Izet Dedinca, pushues nga Kosova.
Fundjavë të mrekullueshme në këtë hotel mund të kaloni edhe ju.
Mjafton ta shfrytëzoni super-oferten e Sharr Travel.
Është pos 49 € për person / 3 ditë – 2 netë, me mëngjes e darkë, ku përfshihet edhe vizita në Ksamil, Butrint, Gjirokastër & Vlorë.
Bëjeni tuajen përmes numrave kontaktues të Sharr Travel:
044 / 610 – 015
049 / 610 – 015
038/ 610- 015
044/542 – 029
049/344 – 260
038/610 – 016
038/610 – 017
Ose përmes faqes së Facebookut dhe asaj të Instagramit të kësaj kompanie.