Rrezet e para të diellit, bën që brigjet e bregdetit Adriatik në Durrës, të mbushen me turistët e parë, e numri më i madh i tyre mbetën si gjithnjë kosovarët. Ndërsa është agjencia turistike, tashmë e dëshmuar në fushën e turizmit, Sharr Travel e cila edhe për këtë vit sipas pronarit Ruzhdi Kurtishaj, do të jetë kompania numër një, për oferta e çmime promocionale.
Grand Blue Fafa është restorti që bëri mrekullitë në verën e kaluar, ku edhe për këtë vit, Kurtishaj thotë se Sharr Travel, do të jetë urë lidhëse për të gjithë ata që duan një vikend a pushim përrallor.
https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/464953667967802
Ndërsa pronari i Grand Blue Fafa, Fatos Cerenishti, thotë se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe këtë vit me kompaninë turistike Sharr Travel, në kohën kur tashmë ka nisur sezoni turistik.
Arkitektura moderne, e ushqimi nga duart e profesionistëve, këndi i lojërave për fëmijë, pastërtia e komoditeti, janë vetëm disa nga specifikat e këtij resorti, por këtë vit Grand Blue Fafa, vjen edhe me risi.
Për festat e muajit mars dhe prill, Sharr Travel ka menduar për ju, duke iu bërë pakon më të lirë në Grand Blue Fafa, duke filluar nga 31 euro.
Ju mund ta përjetoni një fundjavë fantastike, tri ditë qëndrim pranë detit në hotelin më të kërkuar në Durrës, me vetëm 76 euro, ku përfshihet mëngjesi darka dhe SPA.
Nisja bëhet çdo të premte nga të gjitha pikat e Sharr Travel në Kosovë, ndërsa kthimi bëhet të dielën. Por, mos harroni, mund të paguani edhe me Starcard të Bankës Teb.
Për informacione më të detajuara mund të kontaktoni në numrat 044-610-015 dhe 049 – 610- 015 dhe në rrjetet sociale të Sharr Travel në Facebook dhe Instagram.