Aktorja e famshme Sharon Stone po mbush tabloidet këto ditë me deklaratat e saj të marra nga memoaret e saj “The Beauty of Living Twice, dhe më e fundit është se një kirurg kozmetik ia kishte rritur gjinjtë pa lejen e saj gjatë operacionit rindërtues.
Stone pretendon se ajo u zgjua në 2001 pas operacionit për tumore beninje të gjirit dhe e kuptoi se gjinjtë e saj ishin më të mëdhenj dhe më vonë mjeku i zbuloi asaj se ai kishte arritur në përfundimin se ajo “do të dukej më mirë me gjinj më të mëdhenj dhe më të mirë”.
“Kur hoqa fashat, zbulova se gjinjtë i kisha një numër më i madh dhe doktori më tha që këto do të shkonin më mirë me madhësinë e kofshës sime. Ai ndryshoi trupin tim pa dijeninë dhe pëlqimin tim”, thuhet në kujtimet e aktores së famshme. Përndryshe, memoaret janë plot zbulime tronditëse. Ndër të tjera, se ajo dhe motra e saj Kelly u përdhunuan nga gjyshi i tyre Clarence Lawson kur ishin vajza dhe ka histori se si ajo xhiroi me mashtrim një skenë të seksit në filmin ‘Raw Passions’./FrontOnline/