Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe minutazhit të ultë, futbollisti nga Kosova mund t’i jap fund aventurës në “Anfield” në verën e ardhshme, shkruan FrontOnline.
“The Athletic” shkruan se Shaqiri nuk do të jetë i vetmi që mund të largohet nga Liverpooli.
Përveç tij, Liverpooli do t’i largojë edhe futbollistët si Divock Origi, Marko Grujiq, Harry Wilson, Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn.
Ndryshe, Shaqiri ka bërë 12 paraqitje këtë edicion për Liverpoolin./FrontOnline/