Zvicra i ka zhvilluar tri ndeshje gjatë muajit që lamë pas.
Në muajin mars, helvetikët shënuan fitore ndaj Lituanisë dhe Bullgarisë në eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”, si dhe mposhtën FInlandën në miqësore, shkruan FrontOnline.
Në të trija ndeshjet, Xherdan Shaqiri ishte i ftuar dhe luajti titullarë.
Pas përfundimit të pauzës ndërkombëtare, Shaqiri u shpreh i lumtur me të trija fitoret.
“Tri ndeshje, tri fitore. Shihemi së shpejti sërish. Tani, fokusi te Liverpooli”, ka shkruar Shaqiri në “Facebook”. /FrontOnline/