Xherdan Shaqiri dhe një mori lojtarësh të Liverpoolit mund të vendosen në shitje gjatë verës, raporton “The Sun”.
Alex Oxlade-Chamberlain dhe Divock Origi janë gjithashtu në listën e lojtarëve që mund të largohen nga “Anfield Road”, pasi Jurgen Klopp kërkon të rishikojë skuadrën e tij, përcjell KosovaPress.
Këtë sezon, kampioni aktual i Anglisë nuk ka treguar formë stabile dhe momentalisht duke jashtë garës për titull pasi gjinden dhjetë pikë prapa Manchester Cityt si kryesues i tabelës.