Xherdan Shaqiri është duke e kërkuar largimin nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Futbollisti nga Kosova ka pasur minutazh të ultë këtë edicion, derisa është paraqitur vetëm në shtatë ndeshje nga minuta e parë në të gjitha garat, shkruan FrontOnline.
Ndonëse për Shaqirin pati interesim edhe në janar, ai vendosi të mbetej edhe më tutje në “Anfield”.
“Football Insider” shkruan se reprezentuesi i Zvicrës ka kërkuar nga agjenti i tij t’ia gjejë një skuadër të re për edicionin e ardhshëm.
Destinacioni i mundshëm për Shaqirin mund të jetë Serie A./FrontOnline/