Ka përfunduar ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës e zhvilluar në pasditën e sotme.
Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, në Baku, Uellsi dhe Zvicra janë përballur sot, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin A u mbyll baras 1:1.
Për Zvicrën shënoi Embolo (’49) pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.
Kurse, në minutën e 74-t, për uellsianët barazoi Moore.
Me këtë barazim, Zvicra ndodhet në vendin e dytë në grupin A me një pikë, kurse Uellsi në vendin e tretë poashtu me një pikë./FrontOnline/