Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka vizituar fabrikën e prodhimit të dyerve e dritareve të plastikës “Wintech” e cila ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas.
Shala, tha se kjo fabrikë është një storie e suksesit në ekonominë e Kosovës, pasi që siç tha ai produktet e tyre janë edhe në tregun e BE-së.
Njoftimi i plotë:
Vizituam fabrikën Ëintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Ëintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare.
Prodhimet e Ëintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.
Produktet e Ëintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së.
Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Ëintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.
#Rimëkëmbje #FeratShala14
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2932690253673124