Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vazhduar vizitën e tij në Fushticë e Komoran, shkruan Front Online.
Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka theksuar se Fushtica dhe Komorani e mbështesin programin e PDK’së dhe për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme
“Qytetarët e Fushticës dhe Komoranit të bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.
Fushtica dhe Komorani të bashkuar dhe të mobilizuar për PDK-në, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit”, ka shkruar Shala ndër të tjera.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2937236573218492