Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Përmes, kësaj videoje u drejtohet qytetarëve ku thotë se vullneti dhe përvoja e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
“Vullneti dhe përvoja ime do të jenë çdo herë në shërbim të qytetarëve. Ne ecim përpara pavarësisht sfidave dhe vështirësive, sepse të ardhmen më të mirë të vendit tonë ua kemi borxh qytetarëve tanë”, ka thënë Shala.
Ferat Shala në këto zgjedhje garon në listë të PDK-së me numër 14.