Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është takuar sot me Gentrit Shalën, birin e heroit, Hafir Shala.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Shala ka shkruar se Hafi Shala është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe e qëndresës.
Sipas tij edhe biri i tij Gentriti, është një shpirt njeriu.
Postimi i tij i plotë:
Me Gentrit Shalën – të birin i Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.
Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe e qëndresës.
Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu … shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë. Si i burgosur politik dhe shok i hershëm i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shalës, Idriz Hysenit … Dr. Hafiri qysh herët e kishte planifikuar luftën. Por ai me kohë e kishte bërë edhe llogaritë e fundit: se vet ai do të mund të ishte i pari që do ta paguante çmimin e lartë të lirisë.
Edhe Gentriti, sikur babai i tij, është një Shpirt Njeriu. Djalë me shumë kulturë, me shumë edukatë; djalë që ushqen dhe kultivon një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për trashëgiminë atdhetare të babait të tij Hero./FrontOnline/