×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Shpenzimet e Qeverisë Kurti janë 30% më të larta se ato të qeverive të kaluara

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, përkatësisht 25-30% më të larta se qeveritë e kaluara, duke shtuar se kjo është kontradiktore me propagandën e Qeverisë, e cila kishte kritikuar shpenzimet e qeverive të mëparshme.

    ‘’Statistikat zyrtare tregojnë që Qeveria ka ngritur nivelin e shpenzimit të parasë publike ku të njëjtit kanë ardhë në pushtet duke bërë propagandë të madhe që Qeveritë e kaluara kanë shpenzuar jashtë normës e realisht që 25-30% janë shpenzime më të larta se qeveritë e mëhershme’’, tha Shala për FrontOnline.

    Shala e quajti të paarsyeshme këtë rritje shpenzimesh, duke theksuar se ato nuk janë të justifikuara nga arsyet diplomatike ndërkombëtare ose nga problemet ekonomike.

    ‘’Këto janë të paarsyeshme dhe nuk rezultojnë me arenën ndërkombëtare diplomatike, qoftë me problemet ekonomike’’ potencoi Shala.

    Sipas deputetit të PDK-së, këto shpenzime nuk kanë sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e situatës dhe se janë përdorur për shëtitje të stafit politik dhe të Qeverisë, pa ndonjë përfitim të prekshëm.

    ‘’Qeveria ka shpenzuar, por nuk ka sjellë rezultat. Kemi shpenzuar para, por rezultat të shëtitjeve të stafit politik dhe qeverisë s’kemi pas’’ përfundoi Shala për FrontOnline.

    Për nëntë muaj/ Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë € shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.