Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala së bashku me disa kandidatë të tjerë për deputetë të kësaj partie është takuar me qytetarë të tri fshatrave të komunës së Drenasit.
Sipas tij, zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.
Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mundet të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin.
Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.
#Rimëkëmbje #FeratShala14/FrontOnline/