×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shala: Qeveria po i dëmton qëllimisht bizneset

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Ndërsa, deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala, ka thënë për Front Online se tashmë ky ligj është dashtë të fillojë së implementuari, derisa ka shtuar se për shkak të politikave qeveritare është vonuar edhe liferimi i mjeteve.

    “Është e vërtetë e madhe që ligji tash është dashtë të fillojë implementimin për arsye se kompanitë dhe bizneset kanë pas kontrata afatgjatë, kryesisht nëpër objektet infrastrukturore gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës të përgjithshme ekonomike pas inflacionit të lartë do të thotë ka qenë e pamundur me i përfundua punët e kontraktuar sipas kontratave është parë e arsyeshme në atë kohë që të kemi një ligj dhe të bëjmë mbështetjen e këtyre bizneseve, megjithatë Qeveria për shkak të politika të veta ekstreme majtiste, me selektim e sipër në përgatitje e sipër duke bërë vlerësime politike është vonuar në implementimin dhe në liferimin e mjeteve të cilat tashmë janë të ligjshme për ato biznese dhe ato kompani”, është shprehur Shala, për Front Online.

    Sipas tij, derisa vonesat në pagesa janë vonuar, kjo gjë do të reflektoj përsëri në goditje të bizneseve.

    “Kjo qeveri është vonuar jashtë çdo logjike kohore dhe konsideroj që kjo vonesë do të reflektoj përsëri në goditje të bizneseve, pra është çështje e vlerësimit të kapaciteteve të kësaj qeverie lë shumë për të dëshiruar dhe besoj se është vështirë të realizohet premtimi ligjor, ka deklaruar ai.

    I, pyetur se a po dërgohen bizneset drejt falimentimit me këtë, Shala ka pasur një përgjigje.

    “Qeveria me ndërprerjen e investimeve strategjike dhe me tërheqjen e mjeteve nga tregu i punës de facto dhe de jure ka sjellë para situatës ku me qindra kompani kanë filluar shkallën e falimentimit dhe janë në situatë të vështirë ekonomike. Sot nuk ka kompani që nuk ka probleme financiare, nuk ka kompani që nuk ka probleme me tregun e punës, nuk ka kompani që s’ka probleme me fuqinë punëtore që janë goditë nga kjo krizë ekonomike dhe inflacioni i lartë”, ka thënë ndër të tjera Shala.

    Qeveria “Kurti” godet bizneset, s’ka filluar ende kompensimin shtesë deri në 20% që parashihet me Ligj

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se PDK e LDK kanë treguar epërsi ndaj Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore. Ai në...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.