Deputeti i PDK-së, njëherit kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për investimet në vend nga Qeveria Kurti.
Sipas tij, kjo qeveri po i mbush gati tri vjet në pushtet dhe investimet e saj nuk po shihen askund.
“Tashmë Qeveria është në fund të vitit të tretë qeverisës dhe fatkeqësisht ne nuk shohim investime të rëndësishme në infrastrukturë, në pjesën e prodhimit vendor, nuk shohim investime as në pjesën e planifikimit dhe mjedisit hapësinor, në arsim, në shëndetësi, përkundrazi sanksione kemi në të gjithë mekanizmat e sigurisë”, ka thënë Shala për Front Online.
Ndërsa, për investime kapitale ka deklaruar se është shkalla më e ulët e realizimit të tyre.
“Në anën tjetër ne e kemi shkallën më të ultë të realizimit të investimeve kapitale pra aktualisht e kemi 18, 19 dhe kjo tregon që nuk është problemi që nuk kemi mjete, s’kemi fonde por nuk ka kush menaxhon me to, apo mund të themi që është keqmenaxhim. Si pasojë e kësaj shumë kompani vendore po mbyllin bizneset e tyre, si pasojë e mos hapjes së vende të reja të punës me qindra e mijëra të rinjë po largohen nga Kosova dhe pritet të kjo shkallë fatkeqësisht të rritet”, është shprehur ai.