×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala, PDK: Shtrenjtimi i serishëm i çmimit të energjisë, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare.

    “Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët”, tha Shala

    Përkundrazi, duke u fshehur pas terminologjisë së “liberalizimit të tregut”, ajo po e shtyn një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, tha Shala.

    Shala tha se familjet kosovare po përballen me rritje të faturave të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.

    “Bizneset po detyrohen të hyjnë në një treg të paqëndrueshëm, pa alternativa reale dhe me rrezikun e rritjes së kostove operacionale. Asnjë garanci nuk është dhënë se ky proces do të sjellë shërbime më cilësore për konsumatorët. Kjo rritje do të reflektojë edhe në një inflacion të lartë, veçanërisht për prodhimin vendor. Për Kosovën, ku tregu energjetik ka qenë shpesh subjekt i manipulimeve dhe skandaleve, ky hap është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Shala.

    Ai tha se PDK nuk është kundër reformave dhe zhvillimit të tregut të energjisë, por ato duhet të ndodhin në kushte të drejta dhe transparente, ku interesi i qytetarëve dhe bizneseve vendore të jetë prioritet.

    “Kjo do të thotë garantim i konkurrencës së vërtetë në treg, me më shumë furnizues dhe oferta të qarta për konsumatorët. Shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të siguruar stabilitet dhe pavarësi energjetike. Krijimin e një mekanizmi mbrojtës për konsumatorët e ndjeshëm, për të shmangur goditjet e papritura në ekonomi familjare dhe biznese”, tha Shala.

    Qeveria aktuale, sipas Shalës duhet të ndalojë menjëherë këtë politikë të dëmshme dhe të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e konsumatorëve.

    “Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, tha Shala.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova sot u njoh nga Kenia. Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila ndodhi në vitin 2021. Lajmin për njohjen...
    Lajme26 Mars 2025
    Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë....
    Lajme26 Mars 2025
    Betimi Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e komedianëve në të cilin ka rënë kryeministri Albin...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë...
    Lajme26 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Supremja refuzoi si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP’së. Ai ka thënë...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka takuar përfaqësuesit e instituteve kryesore evropiane me të cilët ka diskutuar të ardhmen e Kosovës në...
    Lajme26 Mars 2025
    Komedianët e njohur rusë, “Vovan & Lexus”, kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke...
    Lajme26 Mars 2025
    Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Supremja ia refuzoi si të pathemeltë ankesën VV’së për votat me postë. “Gjykata Supreme...
    Lajme26 Mars 2025
    Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për FrontOnline ka theksuar se ministrat dhe zëvendësministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.