×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala nga IKD-ja: Drejtësia nuk është prioritet në buxhetin e shtetit

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se drejtësia nuk është prioritet në buxhetin e shtetit, përkundër faktit se gjykatat janë adresa përfundimtare ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për kontestet e tyre.

    Shala gjatë publikimit të raportit “Drejtësia me qytetarin në qendër – për të shkallëzuar investimin në atë që funksionon për ta realizuar OZhQ-në 16.3 në Kosovë”, tha se për ta orientuar drejtësinë kah qytetari, financimi adekuat është thelbësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ai tha se mungesat në gjyqësor kanë bërë që organet e drejtësisë nuk kanë mundur t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve. Sipas tij, kjo i atribuohet pamundësisë së gjykatës për të zgjidhur të paktën aq lëndë sa ka pranuar, çfarë ka çuar në një rritje të vazhdueshme të numrit të lëndëve civile të pazgjidhura.

    Sipas të dhënave të prezantuara, deri në fund të vitit 2023, numri i lëndëve civile kontestimore të pazgjidhura ka arritur në 112 mijë e 623.

    Në gjysmën e parë të vitit 2024, Shala tha se numri i lëndëve civile kontestimore të zgjidhura është rritur dukshëm. Megjithatë, për shkak të rritjes së numrit të lëndëve hyrëse, rezultati ka mbetur i pandryshuar. Gjyqësori përsëri nuk ka arritur të zgjidhë aq lëndë sa ka pranuar. Rrjedhimisht, numri i lëndëve civile kontestimore është rritur në 123 mijë e 243 lëndë të pazgjidhura.

    Shala tha se krahas rritjes së numrit të lëndëve duhet të shtohet edhe rritja e gjyqtarëve nëpër gjykata. Ai tha se numri i gjyqtarëve në sistemin gjyqësor është rritur për çdo vit dhe mbështetja buxhetore për këtë nismë konsiderohet shumë pozitive, sepse siguron që gjyqësori të ketë resurse adekuate për t’i shqyrtuar lëndët gjyqësore brenda një afati kohor të arsyeshëm.

    “Aktualisht në gjykatat e Kosovës janë gjithsej 434 gjyqtarë. Në mesin e tyre, 367 gjyqtarë kanë zgjidhur lëndë gjatë vitit 2023, ndërsa 145 gjyqtarë janë caktuar posaçërisht në divizionet civile të departamenteve të përgjithshme të gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit. Megjithatë, që nga viti 2018, numri i lëndëve civile është dyfishuar”, u shpreh ai.

    Hulumtuesi i IKD-së, shtoi se në kërkesën buxhetore për vitin 2024, KGjK-ja ka kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve për 30 pozita. Kostoja buxhetore për miratimin e këtij propozimi është 512 mijë e 568 euro. Por, kjo kërkesë sipas tij, është refuzuar nga Kuvendi gjatë miratimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024.

    Veç mungesës së gjyqtarëve, ai tha se dispozita ligjore që çdo gjyqtarë të ketë një bashkëpunëtor profesional nuk është përkrahur me buxhet.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely. Vuçiq tha se Varhelyn e informoi për situatën,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Është shtyrë seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, pasi të njëjtit kanë thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se prej më shumë se një viti, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja që...
    Të tjera
    Vip19 Shtator 2024
    Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale. Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim...
    Kronika19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Zjarri është lokalizuar...
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të...
    Sport19 Shtator 2024
    Gjyqi është hapur kundër një 53-vjeçari nga Torino, i akuzuar për keqtrajtim, pasi kishte rruar flokët e dy fëmijëve të tij për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.