Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së , Ferat Shala, sot ka vizituar komunën e Istogut.
Gjatë vizitës në Istog, Shala i ka takuar aktivistët e kësaj partie.
Ai përmes një statusit në rrjetin social Facebook, ka thënë se PDK-ja po shihet si e vetmja alternativë për Kosovën.
Postimi i plotë :
Istogu i mobilizuar si kurrë më parë rreth programit #Rimëkëmbje të Partisë Demokratike Kosovës.
Qyetetarë, struktura të organizuara dhe aktivistë individualë, të bashkuar rreth idealeve shtetndërtuese të PDK-së.
Në Istog sot takova shumë miq dhe bashkëpunëtorë, mbështetja e të cilëve, për mua dhe PDK-në, nuk ka munguar asnjëherë.
Edhe në Istog oferta qeverisëse e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si e vetmja cc.