Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka nisur ditën e parë të fushatës, duke pirë kafe me gruan e tij, ish deputeten e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Sala Berisha Shala.
Ai ka thënë se ajo do të jetë mentore gjatë fushatës së tij, për cka ai ndjehet me fat, meqë përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, e bën të besojë në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren e tij si kandidat.
“Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2937531769855639