Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vazhduar vizitat e tij me bashkëluftëtarë të tjerë,shkruan Front Online.
Shala këtë herë u takua me Selim Bujupin, luftëtarë në njësinë “Pëllumbi”.
Përmes llogarisë së tij në Facebook ka treguar kontributin e e Bujupit në luftë si dhe plagët që i kanë mbetur që prej atëherë.
“Por, pavarësisht vuajtjeve, Selimi kurrë nuk u ligështu, gjithmonë na dha zemër për ta vazhduar luftën deri në fund.
Plagët e Selimit kullojnë ende, por si gjithmonë, atij më shumë i dhembin plagët e shpirtit se sa të trupit”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2934403550168461